Shkencëtarët në UT Southwestern Medical Center kanë zbuluar se një hormon i quajtur SCG2 lidhet me një receptor të quajtur LILRB4 në sipërfaqen e qelizave imunitare, duke i penguar ato të luftojnë kancerin.
Ky zbulim, i botuar në Nature Immunology, tregon se hormoni “fsheh” qelizat kancerogjene nga mbrojtja natyrore e trupit.
Profesori Cheng Cheng “Alec” Zhang shpjegon se edhe pse qelizat imunitare myeloide janë ndër të parat që rekrutohen për të luftuar tumorët, ato shumë shpejt shndërrohen në mbështetëse të tumorit kur stimulohet receptori LILRB4, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Eksperimentet treguan se bllokimi i këtij receptori me antitrupa ngadalëson rritjen e tumorit, duke hapur rrugë për terapitë e reja imunitare.
Ndërkohë, përdorimi i hormonit SCG2 mund të ketë potencial në trajtimin e sëmundjeve autoimune apo inflamatore.
Ky zbulim mund të sjellë qasje të reja në trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve të sistemit imunitar./Gazeta Shneta/


