Personat me më pak se 20 dhëmbë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave (CKD), sipas një studimi të publikuar më 20 korrik në Renal Failure.
Studiuesit nga Universiteti Kombëtar Chonnam në Korenë e Jugut analizuan të dhëna nga mbi 16 mijë të rritur mbi moshën 40 vjeç dhe gjetën një lidhje të qartë mes numrit të ulët të dhëmbëve dhe prevalencës më të lartë të CKD.
Edhe pas përshtatjes për faktorë si mosha, gjinia, të ardhurat, edukimi, pirja e duhanit dhe sëmundje të tjera si diabeti apo hipertensioni, u konstatua se individët me më pak se 20 dhëmbë kishin 34% më shumë gjasa të kenë CKD.
Sipas autorëve, përfshirja e kujdesit oral në strategjitë parandaluese për pacientët me CKD mund të jetë thelbësore. Ata rekomandojnë studime të mëtejshme afatgjata për të sqaruar më tej këtë lidhje./Gazeta Shneta/


