Për herë të parë, FDA ka miratuar një krem të dedikuar për trajtimin e ekzemës kronike të duarve (CHE) një sëmundje që shkakton kruarje, skuqje dhe çarje të lëkurës.
Anzupgo (delgocitinib) është aprovuar për të rriturit me formë të moderuar deri të rëndë të sëmundjes, sidomos kur kortikosteroidet nuk funksionojnë.
CHE prek rreth 10% të popullsisë dhe është veçanërisht e rëndë për ata që punojnë në pastrim, kujdes shëndetësor apo parukeri.
Studimet treguan se pacientët që përdorën Anzupgo patën përmirësim më të madh se ata me krem placebo, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Kremi është tashmë i miratuar edhe në BE dhe disa vende të tjera.
Ky miratim sjell shpresë për mijëra pacientë që vuajnë nga kjo sëmundje e bezdisshme dhe kufizuese./Gazeta Shneta/


