Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekzaminimet radiologjike tek fëmijët më të ndjeshme dhe me përgjegjësi më të lartë – Dr. Muharrem Sadiku shpjegon ndikimin e rrezatimit

Lajme 25/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dr. Muharrem Sadiku Foto: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekzaminimet radiologjike që përdorin rrezatim jonizues, si CT dhe rëntgeni, janë mjete të rëndësishme diagnostikuese, por kur bëhet fjalë për fëmijët, përdorimi i tyre kërkon kujdes të shtuar. Kjo për shkak se organizmi i fëmijëve është më i ndjeshëm ndaj efektit të rrezatimit, ndërsa pasojat mund të jenë më serioze dhe afatgjata.

Këtë e thekson radiologu në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dr. Muharrem Sadiku. Ai shpjegon se rrezatimi jonizues luan rol kryesor në mirëqenien dhe shëndetin e përgjithshëm të pacientëve, sidomos te fëmijët, shkruan Gazeta Shneta.

“Te fëmijët ndikimi i rrezatimit është shumë më i madh për shkak të zhvillimit të tyre biologjik dhe ndjeshmërisë që kanë në këtë moshë,” thotë Dr. Sadiku.

Ai shton se aparaturat moderne janë dizajnuar që doza e rrezatimit për fëmijët të jetë sa më e ulët, dhe se shumica e ekzaminimeve bëhen me doza minimale për të marrë imazhin më të mirë të mundshëm.

“Për të shmangur rrezatimin e panevojshëm, ekzaminimet me CT dhe rëntgen bëhen vetëm kur ka indikacion absolut klinik. Kur është e nevojshme, përdoren doza më të ulëta, ose mbulohen pjesët më të ndjeshme me plumb, si gjëndra tiroide, për të mbrojtur fëmijët,” shpjegon Dr.Sadiku.

Sipas Dr. Sadikut, patologjitë më të shpeshta që kërkojnë ekzaminime radiologjike te fëmijët janë problemet gastrointestinale, respiratore dhe ato neurologjike ose të sistemit muskular.

“Ekzaminimet më të shpeshta janë ultrazëri i abdomenit, ultrazëri i qafës apo kërkesat për gjëndrrën limfatike të rrituna, si dhe rëntgeni i mushkërive. Për diagnoza më të detajuara përdoret rezonanca magnetike,” shpjegon tutje ai.

Ai thekson se puna në radiologjinë pediatrike është më emocionale dhe kërkon përgjegjësi të lartë profesionale, pasi bashkëpunimi me fëmijët është më i ndërlikuar

“Është një punë më e ndjeshme, më emocionale dhe me përgjegjësi më të lartë profesionale, për shkak se bashkëpunimi te disa fëmijë nuk është si te të rriturit. Ekzaminimet duhet të bëhen me një kujdes të shtuar, sidomos ultrazëri, rezonanca magnetike apo edhe CT. Këtu është i domosdoshëm edhe bashkëpunimi me klinikat e tjera, veçanërisht me Anestezionin, për t’i vënë në gjumë fëmijët dhe për të bërë një ekzaminim më të mirëfilltë dhe më të detajuar, sidomos për CT dhe rezonancë magnetike,”

Një nga kërkesat kryesore të Dr. Sadikut është që stafi i radiologjisë pediatrike të jetë i veçuar dhe i trajnuar posaçërisht për këtë fushë.

“Radiologjia pediatrike si profesion duhet të ketë staf të specializuar që të mos përzihet me diagnostikat e tjera, për të qenë më të përqendruar dhe më familjarizuar me patologjitë e moshave fëmijërore. Kjo do të ndihmonte në diagnostikimin më të mirë dhe në një punë më cilësore,” përfundon ai.

Për më shumë ndiqni videon e më poshtme:

 

Artikulli paraprakFDA miraton kremin e parë për trajtimin e ekzemës kronike të duarve
Artikulli i rradhës Ndotja e ajrit lidhet me rrezikun e demencës, sipas një studimi të ri

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.