Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se rezultatet e mostrave të marra më 23 korrik nga uji i pishinës së Gërmisë kanë dalë pozitive dhe janë brenda parametrave të parapara sipas rregullores për pishina.
Sipas institutit, mostrat e reja të ujit tregojnë se cilësia është në përputhje me standardet e kërkuara për ujë pishine, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, për të siguruar mbrojtjen e shëndetit publik, departamenti i Ekologjisë Humane në IKShPK do të vazhdojë monitorimin e ujit në pishinën e Gërmisë.
Kujtojmë se më 19 korrik, mostrat e marra nga e njëjta pishinë kishin rezultuar jashtë standardeve të lejuara/Gazeta Shneta/




