Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Joga prenatale – për një shtatzëni më të shëndetshme dhe të qetë

Këshilla për shtatzëna 25/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Joga prenatale është një praktikë e dobishme për mirëqenien fizike dhe emocionale gjatë shtatzënisë. Mes tjerash, ndihmon trupin të përshtatet me ndryshimet që ndodhin, forcon muskujt e pjesës së poshtme të trupit dhe lehtëson mbajtjen e barkut në rritje. Po ashtu, tonifikon muskujt e legenit dhe përgatit trupin për lindje.

Frymëmarrja e thellë dhe e ndërgjegjshme, e mësuar përmes jogës, ndihmon në relaksimin e trupit dhe përballimin më të lehtë të procesit të lindjes. Kjo teknikë ul tensionin, zvogëlon frikën dhe ndihmon gruan të qëndrojë e qetë gjatë lindjes, shkruan burimi Parents përcjell Gazeta Shneta.

Një përfitim tjetër i rëndësishëm është lehtësimi i shqetësimeve të zakonshme si dhimbjet e shpinës, të përzierat, pagjumësia apo gulçimi. Joga ndihmon qarkullimin e gjakut dhe rrit furnizimin me oksigjen për nënën dhe foshnjën.

Përveç përfitimeve fizike, joga prenatale krijon një hapësirë për lidhje me fëmijën dhe vetveten. Pjesëmarrja në klasë është një kujtesë për të ndalur dhe për t’u përqendruar tek lidhja me beben. Ajo gjithashtu ofron mundësi për t’u njohur me nëna të tjera dhe për të ndarë përvoja të përbashkëta.

Studimet tregojnë se gratë që praktikojnë joga gjatë shtatzënisë kanë më pak rrezik për lindje të parakohshme ose për të pasur një fëmijë me peshë të ulët. Në këtë mënyrë, joga prenatale kontribuon në një shtatzëni më të shëndetshme dhe më të lumtur. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIKShPK: Nga testet e fundit, uji i pishinës së Gërmisë është brenda standardeve
Artikulli i rradhës Ndërron jetë në urgjencë pasi i përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë një shëtitjeje në parkun e spitalit në Prizren, rasti po hetohet

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.