Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Obama: Ndihma duhet të lejohet të arrijë tek njerëzit në Gaza

Lajme 28/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, bëri thirrje për veprime të menjëhershme për të ndaluar atë që ai e përshkroi si uri të parandalueshme në Gaza për shkak të përshkallëzimit të krizës humanitare në Rrip.

“Ndërsa një zgjidhje e qëndrueshme për krizën në Gaza duhet të përfshijë kthimin e të gjithë pengjeve dhe fundin e operacioneve ushtarake izraelite, ky lajm nënvizon nevojën urgjente për të ndërmarrë veprime për të parandaluar tragjedinë e njerëzve të pafajshëm që vdesin nga uria”, tha Obama.

“Nuk ka asnjë justifikim për të mbajtur ushqimin dhe ujin larg familjeve civile”, shtoi ish-presidenti i SHBA-së, raporton the Hill, transmeton Klankosova.tv.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se nivelet e kequshqyerjes po arrijnë “nivele alarmante” në Gaza, duke shtuar se “bllokimi i qëllimshëm” i ndihmës ishte plotësisht i parandalueshëm dhe kushtoi shumë jetë.

Nga 74 vdekjet e regjistruara të shkaktuara nga kequshqyerja këtë vit, 63 ndodhën në korrik, duke përfshirë 24 fëmijë nën pesë vjeç, një fëmijë mbi pesë vjeç dhe 38 të rritur.

Sipas OBSH-së, gati një në pesë fëmijë në Gaza tani është i kequshqyer në mënyrë akute, dhe përqindja e fëmijëve të moshës katër deri në gjashtë vjeç që vuajnë nga kequshqyerja akute është trefishuar në qytet që nga qershori, duke e bërë atë zonën më të goditur në territoret palestineze.

Artikulli paraprakGoogle dështoi të paralajmërojë 10 milionë njerëz për tërmetin në Turqi
Artikulli i rradhës Kimikatet “e përjetshme” në produktet e ripërdorshme menstruale: A janë të rrezikshme për shëndetin?

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.