Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kimikatet “e përjetshme” në produktet e ripërdorshme menstruale: A janë të rrezikshme për shëndetin?

Femina 28/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar praninë e substancave PFAS – të njohura si “kimikatet e përjetshme” – në të brendshme dhe peceta menstruale të ripërdorshme nga Amerika dhe Europa.

Studimi i publikuar në “Environmental Science and Technology Letters”, zbuloi përqendrime të larta të PFAS në 59 produkte higjienike të grave, sidomos në të brendshme menstruale dhe peceta të ripërdorshme. Në 30% të tyre, PFAS ishin shtuar qëllimisht për rezistencë ndaj ujit apo njollave, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Sipas studiueses Marta Venier nga Universiteti i Indianës, nivelet e larta të fluorit tregojnë përdorim të qëllimshëm të PFAS, ndërsa nivelet e ulëta mund të vijnë nga ndotja aksidentale gjatë prodhimit. Por ka produkte pa PFAS, që dëshmon se ato nuk janë të domosdoshme për funksionalitetin.

PFAS janë të lidhura me dëme të shumta shëndetësore.

OBSH i ka klasifikuar disa prej tyre si kancerogjene, ndërsa hulumtimet i lidhin me probleme të fertilitetit, dëmtim të sistemit imunitar dhe zhvillim të vonuar të fëmijëve për shkak të ekspozimit në shtatzëni. Edhe pse lëkura ofron mbrojtje, kontakti i drejtpërdrejtë me zonat intime shton shqetësimet.

Produktet e ripërdorshme menstruale janë më të qëndrueshme për mjedisin, por kërkojnë më shumë studime për sigurinë ndaj PFAS – si për përdorim personal, ashtu edhe për ndikimin e tyre pas larjes./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakObama: Ndihma duhet të lejohet të arrijë tek njerëzit në Gaza
Artikulli i rradhës AUV: Shfuqizohet ndalesa e importit të kafshëve të gjalla nga Hungaria, me përjashtim të disa zonave

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.