Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 300 pacientë në ditë në Onkologji, drejtori: Furnizimi me barna mbi 80 për qind

Lajme 31/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Onkologjisë të QKUK-së trajtohen brenda ditës deri rreth 300 pacientë.

Drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi, në intervistë për Ekonomia Online, bëri të ditur se furnizimi me barna është mbi 80 për qind dhe trajtimi i pacientëve po vazhdon pa ndërprerje.

Ai tha se shumica e terapive janë në dispozicion të plotë në klinikë, ndërsa disa barna janë në procedurë furnizimi nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera përkatëse.

“Furnizimi me barna sipas informatave është mbi 80 për qind dhe pacientët vijojnë vazhdimisht trajtohen me ilaçet, të cilat ne i kemi në dispozicion. Ajo çka është me rëndësi që ilaçet imuno terapi, target terapi, terapitë biologjike, terapitë për trajtim të melanomës, gjirit, kimioterapi, shumica prej këtyre janë në klinikë dhe pacientët në mënyrë rutinore vazhdojnë ta marrin, përpos disa preparateve, për të cilët nuk kanë autorizim marketingu. Ministria e Shëndetësisë me ShSKUK-në bashkë me QKUK-në me barnatoren qendrore janë në procedurat e marrjes së këtyre ilaçeve”, tha Kurtishi për EO.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë tha se të gjitha barnat e listës esenciale ofrohen falas për pacientët, duke shtuar se klinika operon me kapacitet të plotë.

“Të gjitha këto barna që janë pjesë e listës esenciale pacientët i marrin falas. Disa barna, të cilat momentalisht nuk janë në klinikë për arsye të disa procedurave, të cilat janë duke zhvilluar nga barnatorja qendrore dhe QKUK-ja dhe pacientët detyrohen t’i marrin, mbi 80 për qind në klinikë janë të disponueshëm dhe të qasshëm për pacientët onkologjikë. Klinika punon me kapacitete të plota gjatë gjithë ditës, brenda ditës e frekuentojnë klinikën gati 250-300 pacientë të cilët kryejnë vizita dhe mjekime onkologjike, nga ta mund të kemi në ditë por mbi 200 pacientë marrin shërbime ose kimioterapi dhe shërbimet tjera janë konsulta, vizita, kontrolle rutinore që bëhen pacientëve”, theksoi ai.

Po ashtu, çdo ditë rrezatohen mbi 130 pacientë në shërbimin e radioterapisë, ndërsa 3-4 gra në ditë i nënshtrohen radioterapisë së brendshme.

“Kemi edhe shërbimin e radioterapisë që rrezaton brenda ditës më shumë se 130-140 pacientë çdo ditë. 3-4 femra në ditë bëjnë rrezatimin e brendshëm që është special për organet gjenitale. Klinika me kapacitete të plota gjatë 24/7 ofron shërbime për pacientë”, tha për Ekonomia Online, Kurtishi.

Artikulli paraprakStudim: Sheqeri në pije më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira
Artikulli i rradhës Shkencëtarët francezë thonë se stimulimi i dritës tregon premtime në ngadalësimin e Parkinsonit

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.