Shkencëtarët kanë zbuluar dy proteina të reja të prodhuara nga një bakter i zakonshëm që jeton në zorrët tona.
Këto proteina, të quajtura RORDEP1 dhe RORDEP2, kanë ndikim të madh në trupin e njeriut: ato ndihmojnë në rregullimin e hormoneve të urisë, përmirësojnë mënyrën si përpunojmë sheqerin në gjak dhe forcojnë kockat., shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Ky zbulim i hap rrugën zhvillimit të trajtimeve të reja për probleme si obeziteti, diabeti dhe osteoporoza.
Studiuesit tashmë kanë nisur testime të para edhe te njerëzit, duke dhënë shpresë se në të ardhmen mund të kemi trajtime të sigurta e natyrale që vijnë nga vetë mikrobet e dobishme të trupit tonë./Gazeta Shneta/


