Ministria e Shëndetësisë ka nisur shënimin e Javës Botërore të Ushqyerjes me Qumësht Gjiri me temën “Fillime të Shëndetshme, të Ardhme Shpresëdhënëse”.
Sipas ministrisë kjo iniciativë ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ushqyerjes me gji dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme për nënat dhe foshnjat në sistemin shëndetësor, familje dhe vendin e punës,trasnmeton Gazeta Shneta.
Ministria rikujton se në Kosovë është në fuqi Ligji Nr. 05/L-023 për Mbrojtjen e të Ushqyerit me Qumësht Gjiri, i cili garanton të drejtën e çdo foshnje për ushqim të shëndetshëm dhe të sigurt, si dhe mbrojtjen e nënave përmes informimit dhe këshillimit profesional.
Në këtë kontekst, Ministria e Shëndetësisë fton profesionistët shëndetësorë, institucionet, komunitetin dhe partnerët që të kontribuojnë në krijimin e një ambienti mbështetës për të gjitha gratë gjatë procesit të ushqyerjes me gji, duke theksuar se kjo është një e drejtë themelore dhe një investim i rëndësishëm në shëndetin publik./Gazeta Shneta/




