Një studim i ri zbulon se përdoruesit e shumtë të alkoolit janë tani dy herë më të rrezikuar nga dëmtimet serioze të mëlçisë krahasuar me 20 vjet më parë edhe pse konsumi mesatar i alkoolit në SHBA ka mbetur i njëjtë.
Studiuesit e lidhin rritjen me ndryshimet në grupet që konsumojnë më shumë, përfshirë gratë, të rriturit mbi 45 vjeç, personat që jetojnë në varfëri dhe ata me sindromë metabolike, shkruan HealthDay trasnmeton Gazeta Shneta.
Këto janë kategori që tashmë kanë rrezik më të lartë për dëmtim të mëlçisë.
Të dhënat tregojnë se mbi 4% e përdoruesve të rëndë të alkoolit kishin dëmtime serioze të mëlçisë në periudhën 2013–2020, nga më pak se 2% në vitet 1999–2004.
Ekspertët kërkojnë më shumë masa parandaluese dhe kontrolle për grupet në rrezik.


