Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë është virusi chikungunya nga i cili janë infektuar mijëra njerëz në Kinë?

Lajme 07/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në provincën Guangdong është raportuar një përhapje e madhe e virusit ‘chikungunya’, i cili transmetohet nga mushkonjat, me mbi 7,000 raste të konfirmuara.

Qyteti më i prekur është Foshan, ku pacientët trajtohen me masa strikte për të ndalur përhapjen e sëmundjes. Përveç Foshanit, të paktën 12 qytete të tjera në këtë rajon jugor kanë regjistruar infeksione, me rreth 3,000 raste të reja vetëm javën e fundit.

Ndërsa shumica e personave kanë simptoma të lehta, autoritetet kanë bërë thirrje për vigjilencë dhe masa mbrojtëse shtesë. Ky virus nuk është i njohur gjerësisht në këtë zonë dhe për këtë arsye shqetësimi është rritur ndjeshëm. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar udhëtarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në këtë pjesë të botës.

Virusi ‘chikungunya’ zakonisht shfaqet brenda 3 deri në 7 ditë pas pickimit nga një mushkonjë e infektuar, me simptoma si ethe, dhimbje në kyçe, skuqje, dhimbje koke dhe ënjtje të muskujve, transmeton albinfo.ch.

Megjithëse shumica e pacientëve shërohen brenda një jave, në raste më të rënda, dhimbjet e kyçeve mund të zgjasin për muaj ose vite. Personat më të rrezikuar janë të porsalindurit, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike si diabeti ose problemet e zemrës.

Nuk ekziston një kurë specifike për këtë virus, por vdekjet janë të rralla. Virusi u identifikua për herë të parë në vitin 1952 dhe prej atëherë është përhapur në më shumë se 110 vende në botë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon si masë parandaluese heqjen e vendeve me ujë të ndenjur, ku mushkonjat shumohen, për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Artikulli paraprakRama: Ekipet mjekësore janë në dispozicion gjatë protestës së sotme
Artikulli i rradhës Patatet mund të rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.