Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

3,000 hapa në ditë në ritëm më të shpejtë mund të ulin rrezikun kardiovaskular me 17%

Jetë 12/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i botuar në “European Journal of Preventive Cardiology”, tregon se ecja mbi 3,000 hapa në ditë dhe në ritëm më të shpejtë mund të ulë rrezikun e ngjarjeve serioze kardiovaskulare deri në 17% te personat me hipertension.

Sipas burimit Medical News Today, studimi përfshiu mbi 32,000 pjesëmarrës nga UK Biobank, të cilët mbanin pajisje matëse në kyç për një javë për të regjistruar numrin dhe shpejtësinë e hapave.

Rezultatet treguan se, krahasuar me 2,300 hapa në ditë, ecja mbi 3,000 hapa dhe me intensitet më të lartë shoqërohej me ulje të ndjeshme të rrezikut për infarkt, dështim zemre dhe goditje në tru.

Për çdo 1,000 hapa shtesë në ditë, rreziku për dështim zemre ulej me 22%, për goditje me 24% dhe për infarkt me 9%, transmeton Gazeta Shneta.

Përfitimet u vunë re edhe te personat pa hipertension, duke përforcuar idenë se çdo aktivitet fizik, edhe nën kufirin e rekomanduar prej 10,000 hapash, ka ndikim pozitiv.

Dr. Emmanuel Stamatakis, drejtues i studimit, theksoi se këto gjetje japin objektiva të arritshme për përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe duhet të promovohen nga mjekët si pjesë e kujdesit standard.

Sipas kardiologëve të tjerë, ecja ofron përfitime të shumta, përfshirë përmirësimin e funksionit autonom, profilit metabolik, reduktimin e inflamacionit dhe stresit psikologjik.

Edhe ecja me intensitet mesatar ndihmon në përmirësimin e fitnesit kardiovaskular, ndërsa çdo hap shtesë, mbi ose nën 10,000, sjell dobi të matshme për zemrën dhe enët e gjakut. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDhimbja e shpinës gjatë shtatzënisë: Kur mund të jetë shenjë e lindjes?
Artikulli i rradhës Rënia e aktivitetit fizik mund të ndikojë në shëndetin e zemrës 12 vite para fillimit të sëmundjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.