Një studim i publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”, sugjeron se dieta dhe jo mungesa e aktivitetit fizik, është faktori kryesor që nxit obezitetin.
Studiuesit analizuan të dhëna nga mbi 4,000 persona në gjashtë kontinente – nga fermerë, deri te banorë të vendeve të industrializuara me jetë sedentare. Ata zbuluan se njerëzit në vendet e zhvilluara kanë masa trupore, indeks të masës trupore (BMI) dhe përqindje të yndyrës më të larta, shkruan burimi Health transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, kur u rregulluan të dhënat sipas madhësisë trupore, u pa se ata digjnin vetëm më pak kalori në ditë sesa ata që jetonin në zona më pak të zhvilluara. Kjo sugjeron se shtimi i peshës lidhet më shumë me marrjen e tepërt të kalorive sesa me djegien e pamjaftueshme të tyre.
Ekspertët theksojnë se aktiviteti fizik është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, por ka ndikim të kufizuar në humbjen e peshës.
Dieta ka efekt më të madh sepse trupi përshtatet me aktivitetin fizik duke e bërë më efikas, ndërsa konsumimi i tepërt i kalorive ka ndikim të drejtpërdrejtë në shtimin e peshës.
Edhe pse disa studime më të hershme kanë nxjerrë përfundime të ndryshme, shumica e provave mbështesin qasjen “dieta e para” për menaxhimin e peshës.
Studiuesit rekomandojnë fokus tek ushqimet e plota dhe reduktimin e atyre shumë të përpunuara për të parandaluar obezitetin dhe për të ruajtur një peshë të shëndetshme. /Gazeta Shneta/


