Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Diarreja gjatë shtatzënisë: Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

Këshilla për shtatzëna 14/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Diarreja gjatë shtatzënisë mund të shkaktohet nga ndryshimet hormonale dhe fizike që ndikojnë në sistemin tretës, por edhe nga faktorë të tjerë si infeksionet, dieta apo gjendjet shëndetësore. Pavarësisht shkakut, është e rëndësishme të shmanget dehidratimi dhe të konsultoheni me mjekun nëse diarrea është e vazhdueshme ose shoqërohet me simptoma shqetësuese.

Sipas burimit Very Well Health, faktorët që mund të shkaktojnë diarre gjatë shtatzënisë përfshijnë:

– Hormonet, të cilat ndryshojnë tretjen, duke sjellë kapsllëk tek disa gra dhe diarre tek të tjerat.

– Ndryshimet trupore, si presioni i mitrës mbi traktin tretës.

– Dieta, ku konsumimi i ushqimeve me efekt laksativ natyral (p.sh. rrushi) mund të shkaktojë jashtëqitje të lirshme.

– Vitaminat prenatale, që ndonjëherë shkaktojnë shqetësime në stomak.

– Fillimi i lindjes, ku diarreja mund të jetë një nga shenjat e para.

Diarreja mund të lidhet edhe me shkaqe të tjera jo specifike për shtatzëninë, si infeksionet, helmimi ushqimor, alergjitë, sëmundjet e zorrëve (p.sh. sëmundja e Krohn-it), hipertiroidizmi, disa ilaçe (p.sh. antibiotikët) dhe konsumimi i produkteve të qumështit, kafeinës apo ëmbëlsuesve artificialë.

Kur të kërkoni ndihmë mjekësore:

– Kur diarrea zgjat mbi dy ditë.

– Shoqërohet me dhimbje të forta barku, temperaturë, gjak në jashtëqitje, të vjella ose kontraksione.

– Përkeqësohet me kalimin e kohës.

– Shoqërohet me shenja dehidratimi (etja e madhe, lëkurë e thatë, lodhje, marramendje, urinim i rrallë).

Një episod i shkurtër diarreje zakonisht nuk është shqetësues, por gjatë shtatzënisë çdo simptomë e zgjatur duhet vlerësuar nga mjeku për të mbrojtur shëndetin e nënës dhe fetusit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIlaçet për ADHD ulin rrezikun e vetëvrasjes, aksidenteve dhe kriminalitetit
Artikulli i rradhës Temperaturat ekstreme dhe zjarret: Spanja dhe Greqia i kërkojnë ndihmë BE-së për avion, në Turqi shënohen 18 viktima

Ju sugjerojmë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.