Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 300 personave në Suharekë u ofrohet kujdes shëndetësor nga ekipet mobile

Lajme 17/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të moshuarve dhe personave me sëmundje të rënda në Suharekë dhe në fshatrat përreth po u ofrohet kujdes shëndetësor përmes ekipeve mobile.

Përmes bashkëpunimit me CARITAS Kosova, kjo komunë do të fillojë edhe kujdesin geriatrik, që nënkupton jo vetëm kujdesin me ilaçe, por edhe në aspektin moral e psiko-social.

Shërbimi shëndetësor shtëpiak në komunën e Suharekës ka vite që është duke u aplikuar në këtë qytet dhe 42 fshatrat e tij. Kështu thotë kryeinfermierja Mimoza Bajraktari.

“Jemi dy ekipe të kujdesit shtëpiak që janë me vetura, me të gjitha paisjet e nevojshme ç’ka duhet të jepet, apsolut nuk ju mungon asgjë dhe infrastruktura sot është shumë e mirë, sepse rrugët nuk janë vështirë të kalueshme, ose në kohën e dimrit në një vend malorë është një problem, ne nuk e kemi vështirë të asistojmë edhe me ekipet e urgjencës”, tha për RTK Mimoza Bajraktari, menagjere e kujdesit shtëpiak.

Përveç kujdesit paliativ, që përfshin personat me sëmundje të rënda dhe ekipet mjekësore janë të obligueshme t’i asistojnë ata pacientë, komuna e Suharekës do të fillojë të implementojë edhe kujdesin “Geriatrik”.

“Sepse ai i moshuari nuk ka nevojë t’i kryejmë vetëm shërbimet apo diskutimet, po ai ka nevojë t’i jepet edhe një shërbim tjetër, ndoshta t’i pastrohet edhe shtëpia, ndoshta t’i blehet edhe ushqimi edhe t’i dërgohet në shtëpi sepse ai nuk ka mundësi me shku me e ble, sepse gjithkund në perëndim janë edhe vullnetarë që punojnë e shërbejnë të moshuarit”, tha ajo.

Shtimi i punonjësve shëndetësorë për kujdesin e ri Gjeriatrik do të ngarkojë financiarisht komunën e Suharekës.

“Kemi një marrveshje me një organizatë joqeveritare, Caritas Kosovën, në bashkpunim me ta, bëjmë marrveshje zyrtare ligjore, dhe përmes tyre marrim punëtorë, pasi që me ligjet në Kosovë nuk kemi mundësi të rrisim numrin e punëtorëve në shëndetësi, kështu që mujm të kryejmë shërbime dhe të jemi më afër qytetarit”

Në komunën e Suharekës janë mbi 300 përfitues nga shërbimi shëndetësor shtëpiak, i cili deri më tani quhet ndër më të qëlluarit, pasi vendet evropiane, ka dekada që janë duke e aplikuar.

Artikulli paraprakStudim: Truri njerëzor plaket më pak se mendohej, disa shtresa mbeten funksionale edhe në moshë të shtyrë
Artikulli i rradhës Shkencëtarët identifikojnë një biomarker të mundshëm për long COVID

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.