Shkencëtarët e King’s College London kanë zbuluar se keratina, një proteinë që gjendet tek flokët, lëkura, mund të riparojë smaltin e dëmtuar të dhëmbëve dhe të ndalojë në fazat e hershme prishjen e tyre.
Studimi, i botuar në Advanced Healthcare Materials, tregon se kur keratina bashkohet me mineralet në pështymë, krijon një shtresë mbrojtëse që imiton smaltin natyral.
Kjo jo vetëm që mbron dhëmbët nga acidet dhe bakteret, por edhe mbyll kanalet nervore që shkaktojnë ndjeshmëri, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Aktualisht, pasta me fluor përdoret për të ngadalësuar erozionin e smaltit, por trajtimi me keratinë ka treguar se mund ta ndalojë plotësisht këtë proces.
Shkencëtarët parashikojnë që brenda 2-3 viteve trajtimi të mund të ofrohet si pastë dhëmbësh për përdorim të përditshëm ose si xhel profesional.
Përveç efikasitetit, keratina shihet si një alternativë ekologjike dhe e qëndrueshme, pasi mund të merret nga mbetje biologjike si flokët dhe lëkura, duke shmangur materialet plastike toksike të përdorura sot në stomatologji.
“Po hyjmë në një epokë të re ku bioteknologjia na lejon të rikthejmë funksionet biologjike me materiale natyrore të trupit,” tha Dr. Sherif Elsharkawy, autor i studimit.


