Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tymi i zjarreve pyjore mund të jetë 93% më vdekjeprurës sesa mendohej deri tani

Jetë 17/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i Institutit të Shëndetit Global në Barcelonë (ISGlobal), i botuar në The Lancet Planetary Health, zbulon se grimcat e imta të tymit nga zjarret pyjore (PM2.5) rrisin ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë dhe ndikimi i tyre është nënvlerësuar gati 14 herë më pak.

Hulumtimi, i bazuar në të dhëna nga 32 shtete evropiane dhe mbi 541 milionë banorë, tregon se rritja e niveleve të PM2.5 të lidhura me zjarret shton rrezikun e vdekjes për shkak të sëmundjeve respiratore dhe kardiovaskulare. Për çdo rritje prej 1 µg/m³, vdekshmëria nga të gjitha shkaqet rritet me 0.7%.

Në periudhën 2004–2022, llogaritet që ekspozimi afatshkurtër ndaj tymit të zjarreve pyjore shkaktoi mesatarisht 535 vdekje në vit, shumë më tepër sesa vlerësimet e mëparshme që flisnin për vetëm 38 raste, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Sipas studiuesve, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu janë faktor kyç që shtojnë intensitetin dhe shpeshtësinë e zjarreve, duke e bërë problemin një kërcënim serioz për shëndetin publik.

Më të prekurat sipas analizës rezultuan vendet e Europës Lindore si Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Serbia, ndërsa në disa rajone të Spanjës e Portugalisë efektet ishin më të dobëta.

 Studiuesit theksojnë se duhen politika dhe masa të reja të përshtatura për këtë ndotje specifike, pasi tymi nga zjarret është shumë më i rrezikshëm sesa grimcat e zakonshme nga burime të tjera si trafiku./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZbulohet një mekanizëm gjenetik që ndihmon leukeminë t’i shpëtojë kimioterapisë
Artikulli i rradhës Mot me riga shiu – temperaturat deri në 27°C

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.