Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme te të moshuarit evropianë ngre alarmin e ndërgjegjësimit

Jetë 19/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) nuk prekin vetëm të rinjtë. Megjithëse të rriturit në të 20-at dhe 30-at kryesojnë për raste si gonorrea, klamidia dhe sifilizi, shifrat po rriten ndjeshëm edhe tek moshat mbi 50 vjeç në disa vende evropiane.

Një raport i vitit 2024 nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tregoi një “rritje të qëndrueshme” të rasteve të SST-ve tek personat mbi 65 vjeç. Vetëm në 2023, u regjistruan 1,649 raste të gonorresë, klamidias dhe sifilizit në këtë grupmoshë, krahasuar me 576 raste në 2014, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Të dhëna të ngjashme u raportuan edhe në Francë e Danimarkë, ndërsa në nivel të Bashkimit Evropian, 32% e rasteve të sifilizit në vitin 2023 i përkisnin personave mbi 45 vjeç.

Ndryshe nga infeksionet bakteriale që kurohen me antibiotikë, si gonorrea apo sifilizi, sëmundje virale si HIV dhe herpesi mbeten të përjetshme.

Studime të reja parashikojnë që rastet e SST-ve tek të moshuarit do të vazhdojnë të rriten deri në vitin 2040, duke sjellë edhe kosto më të larta trajtimi.

Ekspertët thonë se faktorë si plakja e popullsisë, përdorimi i medikamenteve për funksionin seksual, lidhjet e reja pas vdekjes së partnerëve apo divorcit, si dhe mungesa e informacionit mbi parandalimin, ndihmojnë në këtë rritje.

Përtej trajtimit, theksohet domosdoshmëria e destigmatizimit.

Shpesh ekziston perceptimi i gabuar se të moshuarit nuk kanë apo nuk duan jetë seksuale. Kjo sjell mungesë komunikimi me mjekët dhe partnerët mbi përdorimin e mbrojtjes apo testimin për SST.

Specialistët nxisin që si publiku, ashtu edhe profesionistët e shëndetit, të trajtojnë nevojat seksuale të të moshuarve me kujdes, pasi shëndeti seksual është pjesë e mirëqenies në çdo moshë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNesër thirret seanca për konstituimin e Kuvendit
Artikulli i rradhës Depresioni dhe shëndeti i zemrës: Pse gratë janë më të rrezikuara se burrat?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.