Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Depresioni dhe shëndeti i zemrës: Pse gratë janë më të rrezikuara se burrat?

Femina 19/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Depresioni dihet se ndikon negativisht në shëndetin e zemrës, por një studim i ri ka zbuluar se ky rrezik është më i theksuar tek gratë sesa tek burrat.

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën “JACC: Asia”, të gjithë personat me depresion përballen me një rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare. Megjithatë, gratë me depresion i zhvillojnë këto sëmundje më shpesh se burrat, shkruan Health News transmeton Gazeta Shneta.

Studimi u krye duke analizuar të dhënat e mbi 4.1 milionë pjesëmarrësve në Japoni midis viteve 2005 dhe 2022.

Asnjë prej tyre nuk kishte histori të mëparshme të sëmundjeve të zemrës. Prej tyre, 1.75 milionë ishin gra dhe 2.37 milionë burra, me moshë mesatare 44 vjeç. Pjesëmarrësit iu nënshtruan kontrollit shëndetësor fillestar dhe u ndoqën për rreth 3.5 vjet për të parë lidhjen midis depresionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Rezultatet treguan një lidhje të fortë mes depresionit dhe rasteve si infarkti, angina, goditja në tru, dështimi i zemrës dhe fibrilacioni atrial.

Raporti i rrezikut ishte 1.39 tek burrat, ndërsa 1.64 tek gratë, duke treguar një ndikim më të madh për to.

Shkencëtarët sugjerojnë se gratë mund të përjetojnë simptoma më të rënda të depresionit, si dhe ndryshime hormonale gjatë shtatzënisë ose menopauzës, që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e zemrës.

Për më tepër, gratë me depresion kanë më shumë gjasa të vuajnë nga hipertensioni, diabeti dhe obeziteti, faktorë që rrisin rrezikun kardiovaskular.

Autorët theksojnë rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të depresionit, sidomos tek gratë, për të parandaluar pasojat serioze në zemër. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRritja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme te të moshuarit evropianë ngre alarmin e ndërgjegjësimit
Artikulli i rradhës Asnjë provë që ketamina ndihmon në dhimbjet kronike, tregon një rishikim i madh shkencor

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.