Një studim i Leibniz Research Center në Dortmund tregon se stresi i përkohshëm ul kontrollin e ndërgjegjshëm, rrit reagimet impulsive dhe dëmton performancën e memories punuese.
Hulumtuesit përdorën stimulim transkranial me rrymë të drejtpërdrejtë (tDCS) në korteksin ventromedial prefrontal (vmPFC), zonë e trurit përgjegjëse për rregullimin emocional, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Rezultati: pjesëmarrësit përqendroheshin më mirë dhe niveli i kortizolit u ul, duke treguar se kjo teknikë mund të ndihmojë në menaxhimin e stresit dhe stabilizimin e funksioneve njohëse.


