Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka aprovuar ilaçin Wegovy të kompanisë Novo Nordisk për trajtimin e formës së rëndë të sëmundjes së yndyrnës në mëlçi, të njohur si MASH (metabolic dysfunction-associated steatohepatitis).
Kjo e bën Wegovy të vetmin trajtim GLP-1 të miratuar për të rriturit me MASH dhe fibrozinë mesatare deri të avancuar të mëlçisë. Rreth 14.9 milion amerikanë, ose 6% e popullsisë, preken nga kjo gjendje, sipas FDA-s.
Wegovy, i njohur si injeksion javor për humbje peshe, ka treguar përfitime edhe për pacientët me probleme të tjera serioze shëndetësore, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Përveç trajtimit të MASH, FDA ka miratuar gjithashtu përdorimin e tij për të ulur rrezikun e ngjarjeve kardiovaskulare, si infarktet, tek pacientët me rrezik të lartë.
Sëmundja MASH, më parë e njohur si NASH, ndodh kur yndyra grumbullohet në mëlçi duke shkaktuar inflamacion dhe sklerozë. Nëse nuk trajtohet, mund të çojë në dështim të mëlçisë ose kancer.
Bazuar në rezultatet e një prove klinike të fazës së fundit, Wegovy ka treguar efektivitet në trajtimin e MASH.
Tani kompania Novo Nordisk po përdor të njëjtat të dhëna për aplikime të ngjashme në Bashkimin Evropian dhe Japoninë./Gazeta Shneta/


