Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Përgjithshëm i Pejës drejt digjitalizimit të shërbimeve të Infermierisë

Lajme 22/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka hyrë në fazën përfundimtare të një projekti madhor: digjitalizimin e shërbimeve të Infermierisë. Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të kujdesit shëndetësor dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve për pacientët.

Sipas një njoftimi zyrtar, thuhet se ky projekti është konceptuar dhe i detajuar nga Zyra e Teknologjisë Informative të spitalit. Si rezultat i këtij angazhimi, mbështetje financiare ka ofruar Organizata IHS (Integrated Health Services in Kosovo), një projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), transmeton Gazeta Shneta.

Vetëm faza e parë e implementimit, që po realizohet në Bllokun Internistik, ka një vlerë prej 150,000 eurosh – fonde të siguruara nga kontributi bujar i Qeverisë së Zvicrës përmes projektit IHS, që është partneritet mes qeverive të Zvicrës dhe Kosovës.

Ndërkohë, me funksionalizimin e tij, Spitali i Përgjithshëm i Pejës bëhet institucioni i vetëm publik në rajon që ofron shërbime të tilla moderne, ku përfituesi kryesor është vetë pacienti.

Çdo shtrat i pacientit do të digjitalizohet, duke përfshirë:

– Sistemin e thirrjes së infermierëve dhe personalizimin e shtratit, përfshirë ndriçimin.

– Pajisje smart (tableta) në dhomat e pacientëve me qasje në të dhënat shëndetësore dhe terapitë.

– Monitorim të kohës së reagimit të infermierëve pas thirrjes së pacientit.

– Butona sigurie për raste emergjente, si rëniet aksidentale.

– Dhoma monitorimi për infermierët me pasqyrë të shtretërve, parametrave jetësorë dhe kërkesave të pacientëve.

Ky sistem do të ketë ndikim të dyfishtë: nga njëra anë do të rrisë nivelin e kujdesit dhe sigurinë për pacientët, dhe nga ana tjetër do të ulë kostot operative të spitalit përmes reduktimit të përdorimit të letrës, pasi të gjitha të dhënat do të ruhen në mënyrë digjitale.

“Pas digjitalizimit të laboratorit dhe sistemeve radiologjike, ky projekt shënon një hap tjetër vendimtar drejt realizimit të vizionit të institucionit”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakZemra gjatë shtatzënisë: Ndryshimet dhe kujdesi i nevojshëm
Artikulli i rradhës Presioni i lartë i gjakut në shtatzëni lidhet me pasoja afatgjata në zemër

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.