Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Presioni i lartë i gjakut në shtatzëni lidhet me pasoja afatgjata në zemër

Këshilla për shtatzëna 22/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtimet e reja tregojnë se presioni i lartë i gjakut gjatë shtatzënisë mund të ketë ndikim afatgjatë në shëndetin e zemrës. Një studim i fundit zbuloi se gratë që kishin zhvilluar hipertension gestacional, preeklampsi apo eklampsi, edhe pas një dekade shfaqnin ndryshime në strukturën dhe funksionin e zemrës.

“Ky studim tregon se për disa gra, shtatzënia nuk është thjesht një ‘test stresi’ që zbulon rrezikun e fshehur kardiovaskular, por një faktor që mund të ndikojë në zemër edhe vite më vonë,” thekson autorja kryesore Dr. Susan Cheng nga Cedars-Sinai, Los Anxhelos.

Studiuesit analizuan mbi 5,000 gra hispanike që kishin kaluar të paktën një shtatzëni. Ndër pjesëmarrëset që kishin pasur çrregullime hipertensive gjatë shtatzënisë, rreth 14% shfaqnin ndryshime të dukshme në imazhet e zemrës: trashje të murit kardiak, anomali në barkushen e majtë dhe dobësim të pompimit krahasuar me gratë që nuk kishin pasur probleme me tensionin.

Sipas bashkëautores Dr. Natalie Bello, këto rezultate tregojnë se ndryshimet kardiake nuk lidhen vetëm me presionin aktual të gjakut, por me vetë historinë e shtatzënisë.

Studimi, i botuar në revistën “Hypertension”, thekson rëndësinë e ndjekjes afatgjatë të grave që përjetojnë hipertension gjatë shtatzënisë, për të parandaluar probleme të mëvonshme kardiovaskulare. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSpitali i Përgjithshëm i Pejës drejt digjitalizimit të shërbimeve të Infermierisë
Artikulli i rradhës Pse shkencëtarët mendojnë se diamantet mund të ndihmojnë në identifikimin e kancerit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.