Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Si i trajtojnë chatbot-et e AI çështjen e vetëvrasjes?

Jetë 10/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar se chatbot-et e inteligjencës artificiale, përfshirë ChatGPT, japin përgjigje jo të qëndrueshme kur bëhet fjalë për pyetje rreth vetëvrasjes. Studiuesit e RAND Corporation theksuan nevojën për përshtatje më të hollësishme të modeleve në mënyrë që përgjigjet e tyre të përputhen me udhëzimet e ekspertëve.

Sipas studimit, chatbot-et e OpenAI, Anthropic dhe Google refuzojnë të përgjigjen drejtpërdrejt ndaj pyetjeve me rrezik shumë të lartë, që mund të inkurajonin vetëdëmtimin, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, pyetje të klasifikuara si “me rrezik mesatar” – p.sh. kërkesa për këshilla për dikë me mendime vetëvrasëse – prodhuan përgjigje të ndryshme: herë të përshtatshme, herë pa përgjigje.

ChatGPT dhe Claude ishin plotësisht të sakta në pyetje me rrezik shumë të ulët, si statistikat mbi normat e vetëvrasjes, por nuk ishin gjithmonë të qëndrueshme për pyetje terapeutike. Gemini i Google, nga ana tjetër, pothuajse nuk dha përgjigje direkte për asnjë lloj pyetjeje, pavarësisht nivelit të rrezikut.

Studiuesit përdorën 30 pyetje të lidhura me vetëvrasjen, secila e vlerësuar nga klinicistë, dhe i testuan në ChatGPT, Claude dhe Gemini nga 100 herë secilën – duke analizuar 9,000 përgjigje.

Rezultatet treguan se Claude kishte më shumë gjasa të jepte përgjigje të drejtpërdrejta se ChatGPT, ndërsa Gemini ishte më i rezervuar.

Autorët paralajmëruan se boshllëqet ekzistuese mund të përbëjnë rrezik në situata urgjente të shëndetit mendor dhe kërkuan përmirësim të mëtejshëm.

OpenAI tha se ChatGPT është trajnuar të nxisë përdoruesit të kontaktojnë profesionistë të shëndetit mendor dhe të ofrojë burime si linja ndihme, duke shtuar se po zhvillon mjete të reja për të zbuluar raste të mundshme të shqetësimit emocional. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSëmundja parazitare Chagas më e përhapur në SHBA se sa mendohej
Artikulli i rradhës Kroacia bllokoi 8 tonë domate shqiptare me pesticide, tre të arrestuar në Berat

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.