Pesë foshnje, katër djem dhe një vajzë, erdhën në jetë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Përveç lindjeve, spitali ka raportuar edhe mbi 4 mijë analiza laboratorike të kryera vetëm dje për 370 pacientë, transmeton Gazeta Shneta.
Në 24 orët e fundit janë shënuar gjithashtu 311 vizita specialistike, 37 pranime të reja, ndërsa aktualisht në reparte po trajtohen 192 pacientë.
Nga shërbimet tjera, spitali ka kryer 9 operime, 48 dializa, 87 rëntgen, 64 ekzaminime me ultrazë, 35 skanime CT, 13 MRI, një ehokardiografi, 6 ergometri, 5 gastroskopi dhe 18 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




