Sot pritet të mbajë mot i nxehtë, me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në orët e mbrëmjes parashikohet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona të Rrafshit të Dukagjinit mund të sjellin reshje të izoluara shiu.
Gjithashtu, do të ketë depërtim të pluhurit saharian mbi vendin tonë. Për pasojë, reshjet që mund të bien, pritet të jenë të përziera me baltë.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, herë pas here e fortë lokalisht, me shpejtësi që mund të arrijë nga 20 deri në 54 km/h.




