Një studim i ri paraklinik tek minjtë zbuloi se dieta ketogjene nuk e përshpejtoi plakjen te femrat, ndërsa te meshkujt shkaktoi plakje më të shpejtë.
Dieta e njohur ketogjene, ose “keto”, mund të përshpejtojë procesin e plakjes, sugjerojnë studimet tek kafshët. Sipas një studimi të fundit paraklinik tek minjtë, ky efekt duket se kufizohet kryesisht tek meshkujt, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Studimi sugjeron se estrogjeni mbron minjtë femra që ndjekin një dietë keto nga rreziku i plakjes së shpejtuar.
Autorët e studimit theksojnë se dieta keto prodhon stres oksidativ të tepërt, i cili përshpejton plakjen qelizore përmes formimit të qelizave senescente (qeliza të plakura). Ata zbuluan se trajtimi i minjve meshkuj me estrogjen, estradiol dhe antioksidantë neutralizoi këtë plakje të shpejtë të qelizave.
Studimi u botua në revistën “Cell Reports”. /Gazeta Shneta/


