Një studim pilot i realizuar në Universitetin Shtetëror të Ohajos ka zbuluar se ndjekja e një diete të formuluar mirë ketogjenike për të paktën 10 javë lidhet me një ulje rreth 70% të simptomave të depresionit tek një grup i vogël studentësh.
Në studim morën pjesë 16 studentë me çrregullim të madh depresiv, të cilët tashmë po merrnin trajtim me barna ose këshillim.
Përveç reduktimit të simptomave, pjesëmarrësit raportuan përmirësim të dukshëm të mirëqenies, rritje të performancës në testet njohëse dhe humbje mesatare prej 11 kilogramësh, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet treguan se studentët arritën gjendjen e “ketozës” në shumicën e kohës, ndërsa simptomat e depresionit nisën të uleshin që nga java e dytë e deri në 71% në javët e 10–12. Përmirësime u vunë re edhe në kujtesë, shpejtësi përpunimi dhe funksione ekzekutive.
Ekspertët theksojnë se dieta keto nuk zëvendëson trajtimet tradicionale, por mund të jetë një qasje plotësuese premtuese.
Megjithatë, studimi kishte një numër të vogël pjesëmarrësish dhe mungesë të një grupi kontrolli, prandaj nevojiten kërkime më të mëdha klinike për të konfirmuar gjetjet./Gazeta Shneta/


