Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prokuroria jep detaje për rastin në Viti: I dyshuari tentoi që me dashje t’i privojë nga jeta pesë persona, njëri prej tyre vdiq mbrëmë

Lajme 10/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një rast tejet i rëndë ndodhi dje në komunën e Vitisë.

Një person i dyshimtë i cili po drejtonte makinën e tipit ”Opel” goditi disa persona të cilët gjendeshin në parkun e qytetit.

Si shkak i kësaj goditje u lënduan pesë persona, njëri prej të cilëve ndërroi dje gjatë trajtimit.

Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Gjilan nga ku u bë e ditur se i dyshuari E.SH me dashje ka tentuar t’i privoj nga jeta të dëmtuarit, duke ua rrezikuar rëndë edhe jetën.

“Referuar kërkesës tuaj të parashtruar me date 9 shtator 2025, lidhur me rastin i cili ka ndodhur me datë 8 shtator në Viti, ku një person me inicialet E.SH me dashje ka tentuar ti privoj nga jeta të dëmtuarit, duke rrezikuar rëndë edhe jetën e të dëmtuarve V.G, M.A, A.F, A.S dhe E.S, që ishin duke qëndruar në një tavolinë në afërsi të platosë në sheshin ‘’Bafti Haxhiu’’ para banesës kolektive në Viti”, thuhet në përgjigje.

Përpos kësaj, Prokuroria tha se me të marrë informatën – Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe vepra është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

I dyshuari në këtë rast me rekomandim të mjekut është vendosur në repartin e Psikiatrisë në Spitalin Regjional të Gjilanit.

“Lidhur me rastin, me të marrë informacionin nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe vepra është cilësuar si Vrasje e rëndë në tentativë nga neni 173 i Kodit Penal të Kosovës dhe ndaj të njëjtit ka nxjerrë Aktvendim për ndalim, mirëpo me rekomandimin e mjekut, masën e ndalimit është duke u mbajte në repartin e Psikiatrisë në Spitalin Regjional të Gjilanit nga data 08.09.2025 në ora 21.45”, u tha tutje.

Përpos kësaj u shtua se pas pranimit të kallëzimit penal, prokurori ka paraqitur kërkesën ëpr caktimin e masës së paraburgimit.

“Pas pranimit të Kallëzimit penal, Prokurori i rastit ka paraqitë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me propozimin që në seancë dëgjimore të ftohet edhe eksperti mjeko – ligjor i psikiatrisë”.

E duke mos e lënë me kaq, nga Prokuroria gjithashtu u bë e ditur se sot janë njoftuar në lidhje me vdekjen e njërit nga të lëndaurve nga ky rast.

“Sot, me datë 10 shtator jemi informuar se personi me inicialet A.F ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe është urdhëruar autopsia e trupit të pajetë, për çka edhe vepra penale do të ri cilësohet në Vrasje e rëndë nga neni 173 i Kodit Penal të Kosovës”.

Personi që humbi jetën nga ky rast është A.F, 21 vjeçar.

I njëjti vdiq derisa po trajtohej nga spital si shkak i plagëve të marra në këtë rast.

Rasti në fjalë u konfirmua dje edhe nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës në Viti ka pranuar një informatë se i dyshuari M.K.SH, (2004) dyshohet se me veturën e tij ‘’Opel Insingne’’ , me tabela 06, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, devijon rrugën ku fillimisht godet disa karrige në park, dhe më pastaj godet pesë persona M.K.SH, të cilët kishin qenë duke qëndruar aty, me çka u shkakton lëndime trupore. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku pas hetimit fillestar, dyshohet se, i dyshuari i ka goditur viktimat. I dyshuari dhe viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor fillimisht në emergjencën QKMF –Viti, e pastaj në Emergjencën rajonale në Gjilan, ku vazhdojnë të trajtohen (sipas raportit të mjekut jashtë rrezikut për jetë), si dhe njëri nga viktimat, i lënduar rëndë, është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është i ndaluar për 48 orë , rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan, për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të cilësohet “VRASJE RËNDË NË TENTATIVË”.

Artikulli paraprak15 operacione dhe mbi 3 mijë analiza laboratorike brenda 24 orëve në Spitalin e Pejës
Artikulli i rradhës Shënohet Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjes

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.