Aleati i Trump, Charlie Kirk, është qëlluar me armë zjarri, në një aktivitet në Utah, raporton CNN.
Kirk është një nga aktivistët më të shquar pro-Trump dhe personalitetet konservatore të medias në Shtetet e Bashkuara.
Ai është bashkëthemelues i Turning Point USA, një organizatë që mbështet politikën konservatore në kampuset e shkollave të mesme dhe universiteteve, në vitin 2012.
FBI po monitoron incidentin në Universitetin e Luginës së Utahut, tha drejtori i agjencisë, Kash Patel.
“Mendimet tona janë me Charlien, të dashurit e tij dhe të gjithë të prekurit. Agjentët do të jenë shpejt në vendngjarje dhe FBI mbështet plotësisht reagimin dhe hetimin në vazhdim”, tha Patel në një postim në X.
Trump ka reaguar duke bërë thirrje për lutje për aktivistin konservator.
“Ne të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, i cili është qëlluar,” shkroi Trump./Gazeta Shneta/




