Fillimi i vitit shkollor shpesh përkon me shtimin e alergjive sezonale, duke i bërë prindërit të ngatërrojnë simptomat me ftohjet apo gripin.
Sipas dr. Farah Khan, nga Kolegji Amerikan i Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë, dallimi mund të bëhet duke kontrolluar temperaturën: nëse ka ethe, zakonisht nuk bëhet fjalë për alergji, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Po ashtu, nëse antihistaminikët pa recetë nuk japin efekt, është më e mundshme të jetë një infeksion viral.
Alergjitë shpesh shfaqen me një ritëm të përsëritur çdo vit, ndërsa virozat shfaqen në mënyrë të paparashikueshme.
Mjekët këshillojnë prindërit të konsultohen me alergologë për të identifikuar shkaktarët dhe trajtimin më të përshtatshëm.
Masa të thjeshta mund të lehtësojnë simptomat, si dush pas qëndrimit jashtë, mbajtja e dritareve të mbyllura gjatë periudhës së polenit, apo përdorimi i ujit fiziologjik për pastrim të hundës.
Në raste më të rënda, mjeku mund të rekomandojë sprej nazal me steroide ose antihistaminikë të përshtatur për fëmijët./Gazeta Shneta/


