Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qumështi i gjirit mbart antitrupa që mbrojnë foshnjat nga sëmundjet

Këshilla për shtatzëna 11/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nënat kanë ditur prej kohësh për përfitimet e shumta të qumështit të gjirit, dhe një studim global tani konfirmon se antitrupat e kaluar përmes tij mund të ofrojnë mbrojtje reale kundër sëmundjeve.

Hulumtimi nga Universiteti i Rochester në Nju Jork tregoi se antitrupat kundër rotavirusit, një infeksion i zakonshëm tek foshnjat, ofronin mbrojtje të konsiderueshme, shkruan Health News transmeton Gazeta Shneta.

“Ishte inkurajuese të shihje një lidhje kaq të qartë midis niveleve më të larta të antitrupave dhe një vonese ndaj infeksionit rotavirus,” tha Dr. Kirsi Jarvinen-Seppo, autorja kryesore e studimit dhe profesore e alergjisë dhe imunologjisë në Spitalin e Fëmijëve Golisano.

Studimi, financuar nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates dhe botuar në “Journal of Clinical Investigation”, analizoi mostra qumështi të 695 grave nga Finlanda, SHBA, Pakistan, Peru dhe Bangladesh.

Rezultatet treguan se qumështi me nivele të larta të antitrupave IgA dhe IgG lidhej me mbrojtjen e foshnjave kundër rotavirusit, i cili mund të shkaktojë diarre të rëndë dhe kërcënuese për jetën.

Studiuesit vunë re se nënat nga vendet me të ardhura të ulëta kishin nivele më të larta të antitrupave mbrojtës, sidomos kundër mikrobeve që shkaktojnë shigella dhe pneumokok, dy shkaqe kryesore të sëmundjes dhe vdekjes së foshnjave.

Një gjetje surprizuese ishte se gratë mbipeshë ose obeze zakonisht kishin nivele më të ulëta të antitrupave mbrojtës krahasuar me gratë me peshë normale, një rezultat kundërintuitiv që kërkon studime të mëtejshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi t’i ndihmoni fëmijës suaj me alergjitë në fillim të vitit shkollor
Artikulli i rradhës Përfaqësues të IKSHPK-së dhe QRSHP-ve marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Ndërhyrja në fëmijërinë e hershme”

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.