Një raport parlamentar në Francë ka akuzuar TikTok-un se ekspozon adoleshentët ndaj përmbajtjeve të dëmshme dhe dëmton shëndetin e tyre mendor.
Deputeti Arthur Delaporte tha se platforma ka “rrezikuar qëllimisht jetën e përdoruesve të rinj”, ndërsa raporti thekson probleme si prishja e gjumit, shpërqendrimi dhe ulja e vetëvlerësimit.
Ligjvënësit propozojnë një “orë policore digjitale” për moshat 15-18 vjeç, duke ndaluar përdorimin e aplikacionit nga ora 22:00 deri në 08:00, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
TikTok i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se janë “të pabazuara” dhe se ka vendosur sisteme të reja moderimi, megjithëse raporti thekson se numri i moderatorëve frankofonë ka rënë me 26% në vitet e fundit.
Presidenti Emmanuel Macron ka shprehur mbështetje për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç./Gazeta Shneta/




