Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar përdorimin e Inlexzo (gemcitabine intravesical system), një terapi inovative për trajtimin e pacientëve me kancer të fshikëzës jo-invaziv ndaj muskujve, të cilët nuk reagojnë ndaj trajtimit standard me Bacillus Calmette-Guérin (BCG).
Inlexzo është i pari dhe i vetmi sistem intravezikal që shpërndan ilaçin në mënyrë të zgjatur brenda fshikëzës, duke ofruar një alternativë për pacientët që kërkojnë ruajtjen e saj dhe shmangien e heqjes kirurgjikale, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Miratimi i tij bazohet në rezultatet e studimit klinik SunRISe-1, ku 82% e pacientëve arritën përgjigje të plotë ndaj trajtimit, ndërsa mbi gjysma e tyre (51%) ruajtën këtë rezultat për të paktën një vit.
Sipas udhëheqësit të studimit, Dr. Sia Daneshmand nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, Inlexzo është i mirë toleruar dhe ka dhënë rezultate klinikisht domethënëse, duke ndryshuar mënyrën se si trajtohen pacientët që nuk kanë përfituar nga terapitë tradicionale.
Barnat janë zhvilluar nga kompania Johnson & Johnson, e cila tashmë ka marrë miratimin zyrtar për përdorimin e tyre./Gazeta Shneta/


