Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjysma e pacientëve lënë trajtimin me barna për humbje peshe brenda vitit

Jetë 14/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një analizë e re nga Danimarka ka zbuluar se më shumë se gjysma e personave që përdorin barna të njohura për humbje peshe, si Ozempic dhe Wegovy, i ndërpresin ato brenda 12 muajve.

Sipas studiuesve, 52% e pacientëve ndalojnë përdorimin e ilaçeve brenda vitit – 18% brenda tre muajve të parë, 31% deri në gjashtë muaj, dhe 42% deri në muajin e nëntë.

Ekspertët e quajnë këtë nivel ndërprerjeje “shqetësues”, pasi efektet pozitive të barnave humbasin sapo trajtimi ndërpritet, duke bërë që pesha e humbur të rikthehet.

Studimi zbuloi se më të prirë për të hequr dorë nga këto barna janë të rinjtë nën 30 vjeç, personat që jetojnë në zona me të ardhura të ulëta, meshkujt, si dhe pacientët me probleme shëndetësore kronike ose ata që përdorin ilaçe gastrointestinale dhe psikiatrike – çka sugjeron se efektet anësore, si nauzea apo të vjella, mund të kenë ndikuar.

Çmimi i lartë i barnave duket gjithashtu të jetë një faktor. Në Danimarkë, një muaj trajtim me Ozempic kushton deri në 313 euro, krahasuar me rreth 120 euro në Gjermani, ndërsa nuk mbulohet nga shteti përveçse në rastet me diabet tip 2.

Rezultatet e studimit, që do të prezantohen këtë javë në takimin vjetor të Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit në Vjenë, nënvizojnë nevojën për mbështetje më të madhe ndaj pacientëve.

Sipas autorëve, këto barna nuk ndihmojnë vetëm në uljen e peshës, por lidhen edhe me reduktimin e rrezikut për sëmundje të zemrës, varësi dhe kancer./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak“Race for the Cure Prishtina 2025” në funksion të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit
Artikulli i rradhës Studim: Pirja e duhanit rrit rrezikun e diabetit tip 2, pavarësisht në cilin nën–tip zhvillohet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.