Një studim i prezantuar në takimin vjetor të European Association for the Study of Diabetes (EASD) në Vjenë tregon se diabeti i tipit 2 (T2D) është një faktor kryesor që përshpejton grumbullimin e sëmundjeve kronike, sidomos në moshën e mesme.
Hulumtimi, i udhëhequr nga Dr. Jie Zhang nga Steno Diabetes Center Aarhus në Danimarkë, përfshiu mbi 500 mijë pjesëmarrës nga UK Biobank dhe i ndoqi për 15 vjet, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet treguan se pacientët me diabet të tipit 2 kalonin më shpejt nga një sëmundje kronike tek një tjetër, duke pasur deri në 60% rrezik më të lartë për zhvillimin e një gjendjeje të re shëndetësore krahasuar me personat pa diabet.
Shpejtësia e progresit ishte më e dukshme tek të rinjtë e moshës 40–55 vjeç, duke theksuar nevojën për ndërhyrje të hershme për të ngadalësuar përhapjen e multimorbiditetit.
Autorët theksojnë se diabeti i tipit 2 shpesh shoqërohet me presion të lartë gjaku, sëmundje të zemrës, probleme të veshkave dhe depresion, duke kontribuar ndjeshëm në barrën globale të sëmundjeve kronike.
Megjithëse studimi kishte kufizime, përfshirë faktin që faktorë si dieta apo duhanpirja nuk u matën gjatë periudhës së ndjekjes, gjetjet ofrojnë dëshmi të forta për rolin dinamik të diabetit të tipit 2 në përshpejtimin e zhvillimit të sëmundjeve të shumta./Gazeta Shneta/


