Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pagjumësia kronike rrit rrezikun e demencës me 40% dhe shpejton plakjen e trurit

Jetë 18/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pagjumësia është një çrregullim gjumi i karakterizuar nga vështirësia për të fjetur ose për të qëndruar në gjumë.

Rreth 16% e popullsisë botërore vuan nga kjo gjendje, ndërsa një pjesë e konsiderueshme përjeton pagjumësi kronike, e cila shfaqet kur personi nuk fle siç duhet të paktën tre net në javë për më shumë se tre muaj, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studimet e kaluara e kanë lidhur pagjumësinë me probleme të shumta shëndetësore, përfshirë diabetin e tipit 2, depresionin, obezitetin, tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe sidomos çrregullimet neurologjike si rënia njohëse, demenca dhe Alzheimeri.

Një studim i ri, i publikuar në “Neurology”, tregon se personat me pagjumësi kronike janë në rrezik 40% më të lartë për të zhvilluar demencë ose dëmtim të lehtë njohës (MCI), krahasuar me ata që kanë pagjumësi jo-kronike.

Ky rrezik është ekuivalent me plakjen e trurit për rreth 3.5 vite më tepër.

Studimi përfshiu 2,750 të moshuar me një moshë mesatare 70 vjeç, të cilët u ndoqën për më shumë se 5 vite.

Ata iu nënshtruan testeve të kujtesës dhe skanimeve të trurit, ku u evidentuan ndryshime në lëndën e bardhë dhe grumbullime të proteinës beta-amiloide, tipike për Alzheimerin.

Sipas Dr. Diego Z. Carvalho nga Klinika Mayo, ndikimi i pagjumësisë mbi rrezikun e demencës ishte më i madh se ai i faktorëve të njohur si hipertensioni, diabeti ose vetë mosha. Ai thekson se kjo gjetje e vendos pagjumësinë në qendër të faktorëve të rrezikut që mund të ndryshohen, duke pasur rëndësi të madhe për shëndetin publik, sidomos tek të moshuarit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRrëfimi i padëgjuar i gazetares Mira Kazhani, ndan për herë të parë me publikun diagnozën dhe betejën e saj nga sëmundja e rëndë
Artikulli i rradhës Studim: Aspirina përgjysmon rrezikun e rikthimit të kancerit të zorrës së trashë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.