Një studim i publikuar në New England Journal of Medicine ka zbuluar se përdorimi i përditshëm i aspirinës mund të ulë me 55% rrezikun e rikthimit të kancerit të zorrës së trashë tek pacientët me mutacionin gjenetik PIK3.
Hulumtimi përfshiu 626 pacientë nga 33 spitale në Suedi, Norvegji, Danimarkë dhe Finlandë, të cilët kishin kaluar operacion për heqjen e tumorit. Ata u ndanë rastësisht në dy grupe: njëri mori çdo ditë nga 160 mg aspirinë për tre vjet, ndërsa grupi tjetër mori placebo.
Sipas profesoreshës Anna Martling nga Karolinska Institute, aspirina është e lirë, e disponueshme globalisht dhe mund të shërbejë si trajtim i personalizuar për pacientë të përzgjedhur gjenetikisht.
Efektet e saj anti-inflamatore, holluese të gjakut dhe penguese të rritjes së qelizave tumorale konsiderohen si faktorë që e bëjnë më pak të favorshme mjedisin për rikthimin e kancerit.
Çdo vit, vetëm në SHBA diagnostikohen mbi 107 mijë raste të reja me kancer të zorrës së trashë dhe rreth 47 mijë raste me kancer të rektumit, ndërsa 30-40% e pacientëve përballen me rikthimin e sëmundjes pas trajtimit.


