Një studim i realizuar nga studiues të City University of New York (CUNY) ka zbuluar se gjatë shpërthimit të mpox-it në SHBA (2022–2023), shtetet me ligje më të forta për barazinë e LGBTQ+ patën katër herë më shumë norma vaksinimi sesa ato me mbrojtje më të dobëta.
Analiza e mbi 1.2 milion dozave të administruara tregoi se kjo diferencë ishte më e theksuar në muajt e parë, kur qasja në vaksinë ishte e kufizuar, dhe vazhdoi gjatë gjithë epidemisë, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Sipas autorëve, faktori kryesor nuk ishte kostoja, pasi vaksina u ofrua falas në të gjithë vendin, por mungesa e besimit në sistemin shëndetësor dhe stigma shoqërore në shtetet më pak gjithëpërfshirëse.
Studiuesit theksojnë se politikat që mbrojnë të drejtat e LGBTQ+ mund të jenë vendimtare në reagimin ndaj krizave të ardhshme shëndetësore./Gazeta Shneta/


