Ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar një operator ekonomik për vlerësimin e rrezikshmërisë në punë.
MSh e ka shpërblyer me kontratë grupin e operatorëve ekonomik “NMA SHPK” dhe “Ozon Space SHPK” me vlerë 59,700 Euro për vlerësimin e rrezikshmërisë në punë, shkruan Gazeta Shneta.
Këta dy operatorë ekonomik do të bëjnë vlerësimin e rrezikshmërisë në punë për Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Transfuzionin e Gjakut, Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, Institutin Special në Shtime si dhe tre inspektoratet.
Më poshtë e gjeni vendimin e MSh-së për këtë tender. /Gazeta Shneta/





