Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Tymrat e zjarreve po shkaktojnë mbi 41 mijë vdekje në SHBA çdo vit

Jetë 20/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i publikuar në Nature ka zbuluar se tymi nga zjarret pyjore është bërë një kërcënim i madh shëndetësor në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar mbi 41 mijë vdekje çdo vit.

Studiuesit paralajmërojnë se deri në vitin 2050 ky numër mund të rritet me 26,500 deri në 30,000 vdekje shtesë, duke e kthyer tymin e zjarreve në kërcënimin më vdekjeprurës të nxitur nga ndryshimet klimatike, më të rrezikshëm se vala e të nxehtit apo humbjet bujqësore, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.

Ekspertët theksojnë se grimcat mikroskopike në tym hyjnë thellë në mushkëri dhe në qarkullimin e gjakut, duke rritur rrezikun për astmë, kancer të mushkërive, sëmundje të zemrës, si dhe probleme në shtatzëni. Për më tepër, kur digjen ndërtesa dhe plastika, tymi bëhet edhe më toksik.

Sipas autorëve, efektet e tymit po fshijnë dekada të progresit të Ligjit për Ajër të Pastër në SHBA, sidomos në shtetet perëndimore dhe qytete si Nju Jorku.

Ata bëjnë thirrje për veprim urgjent kundër ndryshimeve klimatike, duke paralajmëruar se ndikimet e tymit në shëndet publik janë më serioze sesa është kuptuar deri më sot./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakASK: Ekonomia e Kosovës u rrit me 4.58% gjatë tremujorit të dytë të 2025
Artikulli i rradhës Sulmet izraelite vrasin 14 njerëz në Gazë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.