Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit me 4.58% gjatë tremujorit të dytë të 2025

Lajme 20/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për Bruto Produktin Vendor në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2025, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve.

Të dhënat tregojnë se BPV-ja ka shënuar rritje reale prej 4.58% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas raportit të ASK-së thotë se këto të dhëna pasqyrojnë një performancë pozitive të ekonomisë së Kosovës në tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas ASK-së, rritje kanë shënuar disa sektorë kyç të ekonomisë, përfshirë: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (8.79%), aktivitetet profesionale, teknike dhe të shërbimeve administrative (4.27%), ndërtimtaria (4.15%), tndustria përpunuese (3.34%), tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet ushqimore (3.62%), bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (2.98%), informacioni dhe komunikimi (2.38%) dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme (0.44%).

Në anën tjetër, rënie u regjistrua tek industria nxjerrëse, energjia elektrike, gazi, furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave, me një tkurrje prej -6.79%.

Nga ana e shpenzimeve, rritjen e BPV-së e kanë ndikuar: Eksporti i mallrave dhe shërbimeve (10.42%), importi i mallrave dhe shërbimeve (13.23%), formimi i bruto kapitalit (10.99%), dhe konsumi final i ekonomive familjare dhe i institucioneve jofitimprurëse që i shërbejnë ekonomive shtëpiake (3.91%).

ASK thekson se këto të dhëna pasqyrojnë një performancë pozitive të ekonomisë së Kosovës në tremujorin e dytë të këtij viti, me rritje të dukshme në sektorët e shërbimeve dhe investimeve.

Artikulli paraprakStudim: Çmimi i lartë i kanabisit medicinal shtyn pacientët drejt tregut ilegal
Artikulli i rradhës Studim: Tymrat e zjarreve po shkaktojnë mbi 41 mijë vdekje në SHBA çdo vit

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.