Oda e Farmacistëve të Kosovës ka mbajtur Kuvendin e radhës ku është diskutuar finalizimi i strategjisë nacionale të farmacisë.
“Njëkohësisht, është në finalizim të një dokumenti historik – Strategjisë Nacionale të Farmacisë, e cila do të udhëheqë zhvillimin e sektorit farmaceutik në Kosovë”, thuhet në njoftimin e OFK-së.
Njoftimi i plotë:
𝐌𝐛𝐚𝐡𝐞𝐭 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐎𝐅𝐊–𝐬ë
💊 𝐒ë 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐢 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐚𝐧𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐒𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞𝐠𝐣𝐢𝐚 𝐍𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐞 𝐅𝐚𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐬ë!
👉 Kuvendi i OFK-së ka miratuar:
✅ Planin e punës për vitin 2026
✅ Raportin gjashtëmujor për vitin 2025
🔑 Njëkohësisht, është në finalizim të një dokumenti historik – Strategjisë Nacionale të Farmacisë, e cila do të udhëheqë zhvillimin e sektorit farmaceutik në Kosovë.
📌 Strategjia adreson:
1️⃣ Qasje e sigurt dhe e përballueshme në barna 💊
2️⃣ Zhvillimin e industrisë vendore 🏭
3️⃣ Cilësinë dhe sigurinë e barnave ✅
4️⃣ Përdorimin racional të barnave 📚
5️⃣ Integrimin me sistemin shëndetësor 🏥
6️⃣ Licencimin e barnatoreve 🏢





