Spitali i Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka njoftuar qytetarët e Vushtrrisë dhe më gjerë se Reparti i Gjinekologjisë ka rifilluar punën me kapacitete të plota në ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjinekologjike dhe obstetrike, si në nivel spitalor, ashtu edhe në nivel ambulator.
Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, ky repart është forcuar me staf shtesë, duke rritur kështu cilësinë dhe kapacitetin e shërbimeve për pacientët, transmeton Gazeta Shneta.
Një lajm i rëndësishëm për qytetarët është edhe rikthimi i specialistit Mr.sc. Dr. Blerim Feka, i cili do të vazhdojë të japë kontributin e tij profesional në këtë repart. /Gazeta Shneta/



