Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dieta keto mund të ndihmojë në humbjen e peshës, por rrit kolesterolin

Jetë 24/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dietat ketogjenike, të cilat bazohen në marrjen e shumicës së kalorive nga yndyrnat dhe shumë pak nga karbohidratet, janë bërë të njohura si mënyrë jetese për menaxhimin e obezitetit dhe diabetit. Ato njihen për efektin e tyre në humbjen e shpejtë të peshës dhe madje përdoren në trajtimin e krizave epileptike.

Megjithatë, siguria e përdorimit afatgjatë mbetet e paqartë. Një studim paraklinik i ri afatgjatë me minj, i publikuar në “Science Advances”, tregon se dieta keto shkakton rritje të lipideve në gjak, depozitimin e tepërt të yndyrës në mëlçi dhe vështirësi në rregullimin e nivelit të glukozës, si pasojë e prodhimit të pamjaftueshëm të insulinës, transmeton Gazeta Shneta.

Në minjtë obezë, dieta keto ishte efektive për uljen e peshës, por ndikoi negativisht në shëndetin metabolik. Studiuesit vunë re se këto efekte mbi rregullimin e glukozës u përmirësuan pas ndërprerjes së dietës, duke sugjeruar se pasojat nuk janë të pakthyeshme.

Autorja e studimit, Dr. Amandine Chaix nga Universiteti i Utah, theksoi se duhen më shumë kërkime tek njerëzit për të kuptuar më qartë përfitimet dhe rreziqet kardiometabolike të ndjekjes së gjatë të dietës keto.

Këto gjetje ngrenë shqetësime mbi përdorimin e dietës keto si trajtim afatgjatë për obezitetin dhe diabetin. Edhe pse mund të ndihmojë në humbjen e peshës, rreziqet e mundshme për shëndetin e zemrës dhe metabolizmin duhet të merren seriozisht në konsideratë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMë 26 shtator mbahet trajnim profesional për ekokardiografinë fetale
Artikulli i rradhës Sëmundjet kardiovaskulare shkaktuan 1 në 3 vdekje në botë gjatë vitit 2023

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.