Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktuan 1 në 3 vdekje në botë gjatë vitit 2023

Lajme 24/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sëmundjet kardiovaskulare (CVD) vazhdojnë të mbeten shkaktari kryesor i vdekjeve dhe barrës së sëmundshmërisë në nivel global.

Sipas raportit më të ri të Global Burden of Disease (GBD) Study, të publikuar në Journal of the American College of Cardiology (JACC), gjatë vitit 2023 këto sëmundje shkaktuan 19.2 milionë vdekje, që përbëjnë rreth një të tretën e vdekjeve në mbarë botën.

Raporti thekson se rritja e popullsisë, plakja e saj, si dhe rritja e faktorëve të rrezikut si obeziteti dhe diabeti, janë ndër arsyet kryesore të kësaj situate alarmante, shkruan MedicalXpress transmeton Gazdeta Shneta.

Vetëm në vitin 2023, numri i sëmundjeve kardiovaskulare u përllogarit në 437 milionë raste të matshme me vite të jetës të humbura për shkak të paaftësisë (DALYs) – një rritje e madhe krahasuar me vitin 1990.

Sipas studimit, 79.6% e barrës globale të CVD-ve lidhet me faktorë të modifikueshëm.

Faktorët metabolikë: indeks i lartë i masës trupore (BMI), sheqeri i lartë në gjak, tensioni i lartë i gjakut.

Faktorët e sjelljes: dieta jo e shëndetshme, përdorimi i duhanit, aktiviteti i ulët fizik, konsumimi i lartë i alkoolit.

Vetëm ndotja e ajrit në ambient të hapur shkaktoi gati 4 milionë vdekje kardiovaskulare në vitin 2023, ndërsa përdorimi i duhanit mbetet një ndër kontribuuesit më të mëdhenj për sëmundjet si sëmundja ishemike e zemrës dhe fibrilacioni atrial.

Studimi tregon se ekzistojnë dallime të mëdha midis shteteve, madje edhe mes atyre me ekonomi të ngjashme. Vendet me të ardhura më të ulëta shpesh përballen me barrën më të madhe, pavarësisht nga plakja apo madhësia e popullsisë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDieta keto mund të ndihmojë në humbjen e peshës, por rrit kolesterolin
Artikulli i rradhës Studim: Simptomat e hershme të sklerozës multiple janë të njëjta për të gjitha komunitetet

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.