Studimet e fundit po e theksojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e gjumit për shëndetin e trurit.
Një hulumtim i ri ka zbuluar se cilësia e dobët e gjumit në moshën e mesme të hershme mund të lidhet me plakjen e përshpejtuar të trurit dhe probleme kognitive në vitet e mëvonshme, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Një studim tjetër sugjeron se individët që përjetojnë gjumë të ndërprerë gjatë të 30-ave dhe 40-ave kanë më shumë gjasa të kenë vështirësi me kujtesën dhe aftësinë e përqendrimit më vonë.
Këto gjetje i bashkohen kërkimeve të mëparshme që tregojnë se gjumi i mirë ndihmon sistemin limfatik të trurit të pastrojë mbeturinat dhe të ruajë funksionin normal njohës. Përkundrazi, ndërprerjet e gjumit – si zgjimi i shpeshtë gjatë natës – lidhen me rritjen e rrezikut për demencë.
Studimi i publikuar në “Neurology”, revistën mjekësore të Akademisë Amerikane të Neurologjisë, tregon se njerëzit që kanë vështirësi për të rënë ose për të qëndruar në gjumë në moshën e mesme shfaqin më shumë shenja të problemeve kognitive më vonë.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto rezultate tregojnë një lidhje, por nuk provojnë se gjumi i dobët është shkaktari kryesor i plakjes së trurit. /Gazeta Shneta/


