Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stërvitjet intensive ndihmojnë në uljen e hormonit të urisë, grelinës

Jetë 26/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Grelina është hormoni përgjegjës për stimulimin e oreksit dhe rritjen e ndjesisë së urisë.

Nivelet e larta të këtij hormoni shpesh e bëjnë më të vështirë humbjen e peshës, ndërsa disa gjendje shëndetësore – si tiroiditi i Hashimotos, sindroma Prader-Willi, anoreksia dhe bulimia nervore – shoqërohen me rritje të grelinës, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se aktiviteti fizik mund të ndikojë në uljen e niveleve të këtij hormoni.

Një studim i ri nga Universiteti i Virxhinias, i publikuar në “Journal of the Endocrine Society”, ka zbuluar se ushtrimet intensive janë më efektive në shtypjen e grelinës sesa ushtrimet me intensitet të moderuar.

Sipas studiuesve, kur kryhen ushtrime të forta, trupi përgjigjet duke ulur më shumë aktivitetin e grelinës, gjë që ndihmon në kontrollin e oreksit.

Ky mekanizëm mund të shpjegojë pse disa persona arrijnë rezultate më të mira në menaxhimin e peshës kur ndjekin programe të strukturuara stërvitjeje me intensitet të lartë.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se çdo formë ushtrimi ka përfitime të rëndësishme për shëndetin, ndaj zgjedhja e aktivitetit duhet të përshtatet me gjendjen fizike dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të individit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjumi i dobët në moshë të mesme lidhet me plakjen më të shpejtë të trurit
Artikulli i rradhës 12 operime dhe mbi 400 vizita specialistike në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës brenda 24 orëve të fundit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.